Arjola Demiri zyrtarisht banore e “Big Brother Vip”

Arjola Demiri zyrtarisht banore e “Big Brother Vip”

Të martën duke filluar nga ora 21:00 do të fillojë edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.

Ndonëse sa i përket emrave të banorëve VIP që do jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht, përveç aktores së njohur shqiptare, Arjola Demiri.

Faqja kryesore e “Big Brother Vip” përmes një fotografie kanë bërë me dije se Arjola është zyrtarisht banorja e parë e këtij edicioni.

Producentja e Big Brother VIP, Lori Hoxha, ka zbuluar së fundmi se do të jenë 14 personazhe të njohur përfshirë: artistë, balerinë, këngëtarë, ish-futbollistë apo aktorë.

“Këtë vit do të jetë 80 për qind ndryshe nga vitet e tjera, pasi më parë kam qenë edhe e re. Më parë kam punuar shumë ngushtë me Ledionin, veç se kisha lidhje profesionale dhe familjare, ai më mbulonte. Tani dola nga zona e rehatisë. Kam mësuar shumë në Top. Kam qenë prezente për të dhënë copëzën time. Jam shumë e lumtur për Big Brother të hynte në jetën time”, ka deklaruar  Lori.

Producentja e Big Brother VIP, Lori Hoxha

Ajo më tej u shpreh se Big Brother Vip do të jetë deri në fund të janarit./Insajderi.com