Arjola në BBV : Jam e para që kam vozitur “Porsche” në Shqipëri në vitin 2008

Arjola në BBV : Jam e para që kam vozitur “Porsche” në Shqipëri në vitin 2008

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri është njëra ndër banorët e para që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo është duke vazhduar rrugëtimin dhe po konsiderohet si një nga pretendentët kryesore për të fituar çmimin prej 100 mijë euro.

Arjola gjatë bisedave në shtëpi shpesh herë e ka treguar fiksimin e saj për veturat.

Në një bisedë me Donaldin, Beatrixën, Einxhelin e tjerë, Arjola tha se ka qenë e para femër që ka vozitur Porsche në Shqipëri.

“Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, ka pohuar ajo.

Ndryshe në këtë javë në nominime janë Einxhel, DJ Dagz dhe Iliri./Insajderi.com