Brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother Albania VIP”, të gjithë banorët VIP po rrëfejnë pjesë sentimentale të jetës së tyre që nuk janë dëgjuar më parë.
Këtë e kanë bërë Sabiani, Fifi, Semi tashmë edhe aktorja, Arjola Demiri.
Ajo rrëfeu banorëve se sa shumë vështirësi kishte hasur gjatë divorcit të saj, dhe se si e kishte kaluar sfidën për kujdestarinë e fëmijëve.
“Kam 3 vite që jam në gjyq, donin të m’i ndanin fëmijët. I thashë ose me mua ose me atë, fëmijët nuk pranoj t’i ndaj”, tha ajo.
Arjola ka treguar më parë se, vajza e madhe ishte nën kujdestarinë e babait, ndërsa dy fëmijët e tjerë ishin nën kujdestarinë e saj.
Ajo rrëfeu situatën që e konsideron si më të vështirën në jetë, ku vendosi që ta fitojë përsëri kujdestarinë e vajzës së madhe dhe ta marrë pranë vetes.
Arjola me tutje tha se ajo nuk ka asnjë komunikim me babain e fëmijëve. /Insajderi.com