Arjoni do të publikojë një video sqaruese për foton por jo të gjithë do e kuptojmë

Arjoni do të publikojë një video sqaruese për foton por jo të gjithë do e kuptojmë

Gjatë ditës së djeshme Arjoni mungoi në studion e “Përputhen” dhe ende nuk ka dhënë versionin e tij të historisë pas fotografisë ku shihet me Anën në një shtrat. Bëri bujë është e paktë të thuhet për fotografinë që qarkulloi kudo në rrjet, njofton Insajderi.

Ndërsa, në një lidhje me Skype, Ana e përlotur tregoi versionin e saj të historisë prapa fotografisë.

Ajo mohoi që ata të jenë përfshitë në marrëdhënie intime kur fotografia u shkrepë, duke theksuar se ajo ishte në shtëpinë e Arjonit, për t’i ardhur në ndihmë sepse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Të gjithë përkrahën Anën, madje Fatjoni dha një deklaratë të fortë: Nëse Ana nuk kthehet në karrigen e saj në këtë studio, do të largohet edhe ai.

Konkurrentja në fund fare, tha se ajo ka denoncuar Arjonin dhe e gjitha do të zgjidhet nëpërmjet gjyqit.

Në anën tjetër, Arjoni kishte refuzuar të paraqitej në studio e të sqaronte veprimin e tij, por sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai tha se do të publikonte një video ku gjithçka do të ishte shumë më e qartë.

Sa do qartësohemi ne si publik… ‘mbetet për t’u parë’! Kjo sepse Arjoni ka zgjedhur të reagojë në gjuhën italiane, për një incident në një format televiziv shqiptar, ku pjesë marrin konkurrentë shqiptarë e që ndiqet nga miliona shqiptarë.

U penduat tani që nuk ndoqët atë kursin e gjuhës italiane? Arjoni do thoshte: “Che peccato…” /Insajderi.com