Pas publikimit të videos, ku Arjon Luli nga “Për’puthen” ku" />

Arjoni ndanë më shumë detaje për lidhjen me Anën: “Isha si një pre për të, mbaroi punë me mua, kaloi te tjetri”

Arjoni ndanë më shumë detaje për lidhjen me Anën: “Isha si një pre për të, mbaroi punë me mua, kaloi te tjetri”

Pas publikimit të videos, ku Arjon Luli nga “Për’puthen” ku dha versionin e tij të gjithë historisë me Anën, për herë të parë ai erdhi në studion e programit, virtualisht, njofton Insajderi.

Kësaj here transmetimi ishte më ndryshe. Në studio përveç Arjan Konomit dhe Bora Zemanitë nuk ishin prezentë konkurrentët e tjerë. Këta të fundit po ndiqnin rrëfimin e tij nga një studio tjetër.

Në gjithë këtë histori që ishte e shkurtër por e vrullshme sipas Arjonit, ai tha se ishte shumë i dhënë për Anën, dhe i quan të pavërteta shumë pretendime të saj.

Më tej, thotë se Ana asnjëherë nuk i tha se e dashuronte, mirëpo donte që ai të dashurohej në të.

“Nuk ma ka thënë, por ajo donte që unë të bija në dashuri me të. Isha i pa djallëzuar, nuk kisha një perspektivë të keqe me Anën, dhe duke mos menduar shumë larg i kam besuar”, shprehet ai.

“Isha tepër i dhënë pas saj, si i thonë asaj shprehjes, këmbë e krye brenda”.

“Kishe rënë në dashuri po thua”, e pyet Bora Zemani në këtë moment, dhe pas një pauze disa sekondash, ai thotë, “Kështu mund ta themi”.

Ai në fillim të rrëfimit të tij, tha se në shumë pak kohë kishin arritur në një pikë që çifteve u duhen shumë muaj për ta arritur dhe takoheshim shpesh me njëri tjetrin, paçka që sipas Anës, ata ishin parë vetëm një herë kur ai ishte sëmurë, dhe në prapaskenat para xhirimeve të emisionit.

“Jemi takuar gjatë gjithë kohës”, thotë ajo. “Unë kam edhe fakte për këtë, janë gjëra që produksioni mund të konfirmojë si të vërteta ose jo. Jemi takuar edhe për tre ditë rresht, pa shkëputje”.

Sa i përket periudhës kohore që të dy kanë qenë bashkë, Arjoni thotë, “Nuk e di saktë, por besoj se kemi qenë bashkë tre javë deri në një muaj”.

Ai deklaron se ata të dy kanë pasur edhe marrëdhënie intime, diçka që Ana kishte mohuar kategorikisht.

Arjoni kishte kuptuar se për Anën ishte vetëm një gjë kalimtare, dhe ishte kjo që kishte shkaktuar krisje në raportin e tyre. “Për të ishte si një ndjekje e një preje. Mbaroi punë me mua kaloi te tjetri”, shprehet ai.

Sa për foton që ai kishte publikuar, nuk ishte bërë me asnjë qëllim, thjesht ishte zgjuar me Anën në shtrat dhe duke parë veten në kamerë, kishte shkrepur atë foto. /Insajderi.com