Gjatë ditës së premte, Arjon Luli nga “Përputhen” lajmëroi se do shpjegonte në detaje arsyen pse ai publikoi fotografinë e Anës në shtrat.
Dhe kështu bëri. Në llogarinë e tij në Instagram, ai publikoi një video 10 minutëshe e gjitha në gjuhën italiane.
“Atëherë miqtë e mi po e bëj këtë video, po e regjistroj me telefon sepse më duhet të shpjegoj dy gjëra që janë shumë të rëndësishme dhe po e bëj për ju sepse e meritoni një shpjegim”, fillon ai videon teksa shihet i ulur në makinë.
Arjoni pretendon se gjithçka që do të sqarojë do e bëjë me fakte, ani se për publikun që po e ndiqte dha vetëm datën kur është shkrepur fotografia, diçka që Ana gjatë reagimit të saj në “Përputhen”, nuk arriti ta specifikojë.
Më tej, quajti Anën “një provokatore, një manipuluese dhe një lojtare të një loje absurde”.
“Mund të them se gjithçka që ka ndodhur mund t’i përgjigjem, t’u përgjigjem me fakte madje dhe të dëshmoj se janë broçkulla. E para sa i përket datës kur është bërë fotoja, tash po ua tregoj datën ja kur është bërë me 18 tetor (data nuk mund të vërehet mirë). Ajo është një provokatore, një manipuluese, ka luajtur me mua, ka luajtur në një mënyrë absurde dhe unë e kam kuptuar, për të ka qenë një lojë”, shprehet ai.
Thotë se ka qenë i dashuruar në Anën, por tani pendohet që një vajzë si Tea i rrëshqiti nga duart.
E sa i përket një regjistrimit që Ana pretendon se ai e ka kërcënuar, konkurrenti thotë se nuk ishte kërcënim, ishte një kërkesë që ajo të sillej si duhet, dhe kërkon ndjesë për shqetësimin që u ka shkaktuar familjarëve të saj.
“Por nuk mund ta gënjejmë publikun, dhe unë e kam dëshmuar të vërtetën, jo me fjalë por me fakte. Kam bërë gabimin më të madh që jam dashuruar me një vajzë të tillë. Kam bërë një gabim ende më të madh, që e kam lënë një vajzë si Tea. Megjithatë dua t’i kërkoj falje gjithë familjarëve të saj për dhimbjen që po ndjejnë tani, por unë krejt çka i kam thënë është ‘sillu si duhet’ jo ‘si të them unë’, dhe e kam përsëritur”.
E në këtë ‘histori dashurie të shkurt por shumë intensive’, Arjoni thotë se përjetoi shumë të këqija nga Ana. Ata shkëmbyen puthje, përqafime, premtime për një familje e jetë së bashku, por që asnjëherë nuk u përcoll përmes kamerave.
“Më ka bërë aq shumë të këqija, ka luajtur me mua në të gjithë këtë histori dashurie që ishte shumë e shkurt por intensive mes meje dhe asaj”.
“Kemi fol për shumë gjëra, unë i kam premtuar asaj një familje, i kam thënë merri gjërat tua dhe eja tek unë, dalim nga programi. Dhe, ajo del e bën viktimën në televizor. Nuk e kuptoj, ndoshta sepse nuk e njoh mirë. Ajo para kamerave është sjellë komplet ndryshe se sa me mua. Ajo vinte, më përqafonte, më puthte, bënim çdo gjë bashkë”.
Ndërkaq, Arjoni përmbyll videon duke u thënë ndjekësve të tij që ka ende shumë gjëra për të ndarë me ta, por kjo do të bëhet në një moment tjetër. /Insajderi.com
View this post on Instagram