Arka e kujtimeve të Bob Dylan shitet për afro 500 mijë dollarë

Arka e kujtimeve të Bob Dylan shitet për afro 500 mijë dollarë

 

Një thesar kujtimesh në lidhje me Bob Dylan, përfshirë intervistat nga viti 1971 që zbulojnë se ai shkroi “Lay Lady Lay” për Barbra Streisand, u shit në një total prej 495,000 $ në ankand këtë javë, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Arka përfshinte tekste të pabotuara, letra personale, kaseta intervistash dhe foto, nga koleksioni personal i Tony Glover, një lojtar i njohur i harmonikës dhe mik i vjetër i Dylan. Glover vdiq vitin e kaluar.

E veja e Glover, Cynthia Nadler, gjeti sendet në shtëpinë e tyre në Shën Paul, Minesota, pasi ai vdiq, dhe fillimisht mendoi se ishte hedhurinë, por kur ajo filloi të kontrollonte nëpër letra, kuptoi interesin që do të krijonte, sipas “Smithsonian Magazine”.

Dylan, 79 vjeçar dhe Glover hynë në skenën muzikore të Minneapolis së bashku në vitet 1960 dhe mbetën miq për dekada. Shumë letra që ata shkëmbyen ndër vite ishin pjesë e materialeve në ankand. /Insajderi.com