Arnold Schwarzenegger adhuron rolin e tij si gjysh por ka diçka që nuk i lejohet ta bëjë

Arnold Schwarzenegger adhuron rolin e tij si gjysh por ka diçka që nuk i lejohet ta bëjë

Arnold Schwarzenegger po shijon rolin e tij si gjysh, por ka një detyrë që e bija e tij nuk është gati t’ia lejë në dorë.

Gjatë një interviste me Jimmy Kimmel, ky i fundit e pyeti se si po ambientohet me rolin si gjysh, dhe nëse ai po bën dadon dhe ndërron pelenat, njofton Insajderi.

Përgjigja e tij ishte aq komike sa e sinqertë. “I kam bërë të gjitha këto kur u bëra me fëmijë. Kur fëmijët e mi po rriteshin unë isha i përfshirë dhe kënaqesha. Por kurrë nuk i kam ndërruar pelenat e Lyla-s sepse mendoj që Katherine është ekspertja”, tha ai.

Aktori vazhdoi duke shpjeguar se vajza e tij 31 vjeçare, sikurse çdo nënë e re ka krijuar rutinën e saj dhe e ka të vështirë ta lë dikë tjetër të kujdeset për vogëlushen. /Insajderi.com