Arratia e Stresit vazhdon përtej oqeanit

Arratia e Stresit vazhdon përtej oqeanit

Pas kaosit gjatë protestave që do të ishin paqësore pas vrasjes së Klodian Rashës, reperi Stresi u shpall i kërkuar nga policia.

Para një jave në një rrëfim për emisionin Prive, Stresi ka zbuluar se si arriti të arratisej drejt Kosovës.

“Mora një shok të timin që punon me makinat e varrimeve, vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës”, ka treguar reperi.

Nuk harroi t’i falënderonte të gjithë miqtë që i dolën në krah atij.

Ai u shpreh sërish se kjo protestë është organizuar 100% prej tij në çdo detaj. Reperi ka thënë se në protestë nuk ishin personalisht për ministrin Lleshaj që dha dorëheqjen, por për institucionet dhe kabinetin e Rilindjes.

Por këto ditë sa qëndroi në Kosovë, ai ngacmonte në rrjete sociale, se po bëhej gati të merrte rrugën drejt një vendi tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Gjatë ditës, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, në një video të kapur nga aeroplani, ai njofton se tani gjendet në Angli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Ishte ky një premtim që ai u kishte dhënë fansave të saj, e tani ka vetëm një pyetje: “Në cilin vend të Anglisë doni që të organizojë një koncert?” /Insajderi.com