Luana Vjollca po shijon në maksimum ditët e nxehta.
Luana Vjollca ka kohë që nuk ka qenë aktive në ndonjë projekt televiziv, shkruan lajmi.net.
Por, atë e kemi parë të jetë aktive me projekte të reja muzikore, e pavarësisht angazhimeve në muzikë, ajo gjen kohë edhe për pushime.
Së fundi, Luana ka udhëtuar për në Monaco, nga ku edhe publikoi pamjet e para në rrjete sociale.
Moderatorja u shfaq në një lokal teksa po darkonte, por nuk tregoi se kush po e shoqëronte.
“Gjithçka rreth atyre ditëve franceze”, ka shkruar ajo.