Arrestohet gjakovari që po përndiqte prej kohësh Luana Vjollcën

Arrestohet gjakovari që po përndiqte prej kohësh Luana Vjollcën

Sipas burimeve të “News31”, dje u raportua se moderatorja, Luana Vjollca kishte denoncuar një person që po e përndiqte, njofton Insajderi.

I riu nga Kosova, qyteti i Gjakovës, Ajdin Morina u denoncua në Prokurorinë e Tiranës nga vetë moderatorja, sipas së cilës, 29-vjeçari i ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimi.

Sipas burimeve të Ora News, burri nga Gjakova ka shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ku më pas është lajmëruar policia që bënë edhe arrestimin e individit.

Kjo është hera e dytë që moderatorja përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët, policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekje të Luanës.

Në prill të vitit 2017, Luana u përfshi në një përplasje të frikshme me një fansin e saj, i cili e përndiqte prej kohësh. Bëhej fjalë për 31-vjeçarin Besmir Lila, i cili mbante me vete edhe një pistoletë, ku më pas i doli në ndihmë shoqëruesi i saj tani i dashuri i përfolur, Krenar Çoçaj. /Insajderi.com