Arsimi tregon arsyen e ndarjes nga Ana

Arsimi tregon arsyen e ndarjes nga Ana

Arsim Abduli dhe Ana Lleshi, të dy ish-konkurrentë të emisionit “Për’puthen”, kanë qenë mjaft të përfolur kohëve të fundit në mediat rozë, njofton Insajderi.

Mes dyshes u aludua se kishte nisur një romancë dashurie.

E këto aludime i ka konfirmuar vetë Arsimi, i cili në një intervistë për “Shqipëria Live”, pohoi se me Anën kishin nisur një lidhje dashurie, për të cilën tha se ka përfunduar për një kohë të shkurtë.

Ai deklaroi se arsyeja e ndarjes ishte për shkak se Ana kërkonte vëmendje, por ky nuk i kishte dhënë.

“Kërkonte shumë vëmendje, pa menduar që unë kam edhe djalin, kam edhe gjëra të tjera në jetë. Nuk mund të rrija 24/7 pas saj”, u shpreh ai.

Pavarësisht kësaj, Arsimi tha se vazhdon ta mbajë unazën në gisht që i ka dhuruar Ana, si dhe pranoi që kjo e fundit ka gjithashtu një unazë që i ka dhënë ai./Insajderi.com