Kim Kardashian sot paralajmëroi që reality show Keeping Up With The Kardashians nuk do të shfaqet më, pas 14 vitesh lansimi pa treguar për arsyet e këtij anulimi.
Tani ka shumë arsye për të menduar që arsyet e këtij anulimi qëndrojnë te paratë, sepse si duket familja Kardashian ka kërkuar më shumë para.
Sipas Page Six, familja Kardashian deri më tash është paguar rreth 150 milionë dollarë.
Sipas të njejtës gazetë, produksioni i serialit, E! dhe kompania NBCUniversal kanë pësuar krizë financiare si pasojë e pandemisë Covid dhe nuk mund të ofronte më shumë para për Kardashian’s se sa që ka paguar deri më tash.
Sipas këtij publikimi është lënë të kuptohet që Kris dhe fëmijët e saj kanë tentuar të përfundojnë serialin edhe më parë, mirëpo kompania u ka ofruar më shumë para dhe ata janë pajtuar të vazhdojnë, por jo edhe këtë herë.
Mirëpo një tjetër arsye mund të jetë edhe rënia e shikueshmërisë. Prej vitit 2007 kur ka filluar deri para 3 vitesh, shikueshmëria ishte në rritje, ndërsa në sezonën e fundit mezi arrrit 1 milionë shikime./Insajderi.com
Burimi: DailyMail