
Ndërsa shumë artistë përdorin emra skenikë, Lipa prezantohet me emrin që ka pasur tërë jetën. Në një intervistë për CBS jo tha se ka mësuar të vlerësojë emrin dhe rrënjët e saj, njofton Insajderi.
“‘Dua’ do të thotë dashuri në gjuhën shqipe. Është vërtet interesante që në skenë përdor emrin tim të vërtetë. Kam mësuar të vlerësoj emrin tim shumë më shumë,” tha ajo. “Duke jetuar në Londër me një emër si Dua, mendoj se thjesht doja të isha si të gjithë si çdo fëmijë tjetër.”
Dua Lipa lindi në Londër, menjëherë pasi familja e saj u largua nga Kosova për t’i shpëtuar okupimin serb. Në moshën 11 vjeçare, familja e saj u zhvendos përsëri në Kosovë.
Katër vjet më vonë, 15-vjeçarja Lipa bindi prindërit e saj që ta linin të shpërngulej në Britani të Madhe dhe të jetonte me një shoqe për të ndjekur muzikën. /Insajderi.com