Arsyeja pse Gigi Hadid nuk publikon fotografi të vajzës është shembull për prindërit

Arsyeja pse Gigi Hadid nuk publikon fotografi të vajzës është shembull për prindërit

Që nga fillimi i shtatzënisë e deri tek lindja e vajzës, Gigi Hadid ka mbajtur shumë private këtë pjesë të jetës së saj.

Gjatë shtatzënisë ajo nuk dha shumë intervista dhe shfaqi barkun e rrumbullakosur në fotografi dy muaj para se të ishte koha për lindje, njofton Insajderi.

Ky vendim për të mbajtur gjithçka shumë private erdhi sepse ajo nuk donte të merrte fokusin nga pandemia dhe protestat e “Black Lives Matter”.

“Mendoj se shumë njerëz janë të hutuar me faktin pse unë nuk po ndaj asnjë detaj”, kishte thënë ajo gjatë një lidhjeje direkte në Instagram. “Por jam shtatzënë gjatë një pandemie. Qartazi, shtatzënia ime nuk është gjëja më e rëndësishme në botë”.

Ndonëse vajza e saj Khai erdhi në jetë në shtatorin e vitit të kaluar, modelja akoma nuk ka ndarë një fotografi të portretit të saj – dhe një gjë e tillë nuk do të ndodhë së shpejti.

Prindërit, Gigi dhe Zayn Malik, kanë vendosur që të ruajnë privatësinë e saj dhe ta mbajnë larg nga syri i publikut.

Ndërkohë edhe motra e modeles, Bella ka zbuluar se Gigi ka vendosur që të mbajë larg mediave sociale portretin e vajzës, deri sa ajo të jetë në një moshë që mund të japë leje. /Insajderi.com