Në minutat e parë pasi ka shpallur aktgjykimin dënues për konfliktin ndërmjet Noizyt dhe Albert Krasniqit gjykatësi Beqir Kalludra ka arsyetuar vendimin e tij.
Në shqiptimin e dënimit ka vlerësuar pranimin e fajësisë nga të akuzuarit për veprat.
“Për të akuzuarin Albert Krasniqi ne kemi shkuar me zbutje të dënimit për vëprën lëndim i rëndë trupor dhe kjo k ardhur për shkak të disa rrethanave lëhtësuese që i ka përmend edhe prokurorja” ka thënë gjykatësi Kalludra.
Ramiz Krasniqi, avokat i Albertit ka deklaruar në seancë se pajtohet që dënimi me burg për klientin e tij të kthehet ne dënim me gjobë.
Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Në procesin gjyqësorë i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyej me para.
Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë. Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.
Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e BabaStars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond” është zhvendosur në Gjykatë.
Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.