
Arta Bajrami është tash e një kohë të gjatë pjesë e skenës muzikore, ku në shumë intervista thekson se zhanri RnB kultivohet për shkak të saj.
Së fundmi ajo ka akuzuar edhe reperet e reja, Tayna dhe Rina Balaj për kopjim të stilit të saj.
Ajo ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “ Ni sken të klipit ma ka kopju ni tipk se une moti e kom publiku qat sken ma moti, po jom msu mem kopju si gjith në krejt aspektet, po Arta sun boheni kurr, yll të muzikës stë bojn Make Up artistat e shtrejt as kerkushi po veç vokali e talenti, e vjedhni se bari spo hajm”.
Pas këtij postimi ajo bëri edhe disa të tjera ku bashkoi fotot e saj me ato të Taynës dhe Rinës duke akuzuar direkt këngëtaret për kopjim të stilit.