Një pjesë e madhe e fytyrave publike kanë zgjedhur vendet bregdetare për të kaluar pushimet.
Arta Elezaj e cila për publikun njihet me rolin e “Xhakartës” ka zgjedhur ishullin Mauritius, vend ky pjesë e kontinentit afrikan.
Aktorja e cila po shoqërohet nga dy miq të saj kohë pas kohe po publikon pamje nga atje, ndërsa po tregon edhe linjat trupore në bikini.
Krahas kësaj, ndonëse pjesa më e madhe shkojnë për t’u relaksuar, kompleksi i grimit duket se nuk po e lë rehat aktoren e cila shfaqet tej mase e grimuar në çdo paraqitje të saj.
E tillë është edhe paraqitja e saj e fundit në Instagram, ku fytyra e saj është e mbushur ‘full’ fondatinë, ndërsa për flokët është përkujdesur që t’i bëj gërsheta.
Në aktrim, tanimë Arta Elezaj nuk është e angazhuar në asnjë serial shqiptar, derisa së fundmi ishte pjesë e “Duplex” në Shqipëri./GazetaBlic