Vajza e Instagramit, Arta Nitaj, e njohur për publikun me rolin e saj në “O Sa Mirë” dhe si ish e dashura e djalit të Thaçit, këto ditë ka befasuar me aderimin e saj në PDK.
Akoma më shumë befason ajo me deklaratat e saj se pse ju ka bashkuar PDK-së, ne bazë të deklaratave të saj shihet qartë se ajo nuk e ka idenë më të vogël për partinë në të cilën është futur.
Ajo në emisionin Debat Plus dha shumë deklarata qesharake, duke lënë të kuptohet që modelja nuk ka lidhje me politikë.
Ajo beson se është figure me ndikim në publik, dhe beson se veç për hatrin e saj shoqja e saj që do të jetë kandidate për deputete, do ti marrë 5 mijë vota.
Pra sipas Artës shoqja e saj qysh tash e ka të siguruar një vend në parlament.