Arta Nitaj shijon pushimet me të dashurin misterioz

Arta Nitaj shijon pushimet me të dashurin misterioz

Ish-aktorja, Arta Nitaj është bërë edhe njëherë kryefjalë e mediave rozë për shkak të jetës së saj private.

Ajo së fundi është duke i shijuar pushimet verorë, por nuk dihej kush e shoqëronte atë.

Por, tashmë Arta është kapur nga ndjekësit e faqes “Vipat e Bllokut” në pushime me një person.

“Arta Nitaj me frajerin”, kanë shkruar Vipat e Bllokut në faqen e tyre në Instagram, derisa kanë publikuar videon e së njëjtës me një mashkull misterioz.

 

Nitaj ka qenë disa herë e përfolur për jetën e saj private, mirëpo ajo asnjëherë nuk e ka pohuar ndonjë lidhje publikisht.

Modelja shumë rrallë flet për jetën e saj privatë, por së fundi ka treguar së tashmë ajo është në njohje.

 

 

Në anën tjetër, Arta ka treguar së shumë shpejt do të vijë më një projekt të ri, por nuk ka dhënë detaje më shumë./Insajderi.com