Arti në pandemi: Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri patën idetë më kreative për videoklipet e reja

Arti në pandemi: Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri patën idetë më kreative për videoklipet e reja

Shpërthimi i pandemisë, padyshim që ka goditur rrënjësisht edhe industrinë e muzikës – përveç se eventet e shumta muzikore të planifikuara janë anuluara, ka lënë pas artistë që e kanë të pamundur të zhvillojnë konceptet e ideve të tyre, njofton Insajderi.

E këtu ndalemi tek videoklipi – artistët, shumë muaj më parë përgatiten për të gjitha detajet e videoklipit – një video deri në 4 minuta.

Ndonëse një videoklip tingëllon i thjeshtë, në fakt nuk është! Dhjetëra persona të ndarë në ekipe kujdesen që një produksion i tillë t’i përafrohet konceptit të menduar.

Mirëpo gjatë ditës së sotme, dy artistet Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa, sapo i dëshmuan industrisë e botës, se pandemia mund të jetë pengesë në detaje logjistike por jo edhe në kreativitet.

Sikurse bota të mos kishte qenë në luftë kundër COVID-19, videoklipi më i ri i Dafinës për bashkëpunimin me artistin suedez, Gee Dixon do të dukej krejtësisht ndryshe.

Dyshja artistike kishin menduar që videoklipin për këngën “La Vida” të bënin xhirime në Dubai, por dhënë faktin qe jem mes të pandemisë, këto plane u prishën. Siç e thonë edhe vetë në fillim të videos, “korona i prishi planet dhe na u desh të rimendonim”.

Videoklipi i ri u krijua me të dy këngëtarët, por në vende të ndryshme, Prishtinë dhe Suedi. Klipi është i këndshëm dhe i shoqëruar me shumë animime.

E në anën tjetër edhe super ylli botëror pati një ide të ngjashme për videoklipin e saj të ri. Kënga “Hallucinate” pjesë e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, na sjell një formë jo fort të zakontë klipi.

I tëri është realizuar si animacion – edhe Dua Lipa shfaqet si animacion – gjatë vetë-izolimit.

Ky videoklip erdhi si një frymë e re më kreative për videoklip, dhe fansat e këngëtares tani kërkojnë që të prodhohen kukulla që duken si ajo. /Insajderi.com