Artisja krijon art magjepsës duke përdorur plazhet në vend të pëlhurave

Artisja krijon art magjepsës duke përdorur plazhet në vend të pëlhurave

Chloe Dickey, një grua e re, e pasionuar pas artiti, krijon skulptura të mrekullueshme nëpër plazhe.

Këto vepra arti janë dizajne të komplikuara dhe forma gjeometrike të cilat Chloe i përdor si mënyrë për të shprehur veten.

Ajo punon me rërën e  lagur prej zbaticës dhe e vetmja e metë e skulpturave të saj është qe ato zhduken pasi valët kalojnë nëpër to.

“Ato zhduken shumë shpejt,” thotë Chloe, “mirëpo mendoj që fakti që ato janë të përkohshme i bën edhe më speciale.”

Mirëpo ajo përfundoi në këtë lloj arti në mënyrë pothuajse aksidentale. Ajo e pa një story për këtë lloj arti dhe filloi të mendoj që mund të i përshtatet.

“E bleva një grabujë një muaj pasi e pash storjen dhe më kushtoi vetëm 20 dollarë, “ tregon ajo.

Përndryshe Chloe është një psikologe ushtrimesh dhe krijon vepra arti kurdo që i lejon zbatica, zakonisht pas orës 6 të mëngjesit./Insajderi.com