Derisa një numër i artistëve shqiptarë ishin duke përformuar në mbrëmjet muzikore të parapara për datën 26 korrik, disa të tjerë kanë anuluar mbrëmjet e prenotuara duke respektuar vendin për ditë zie në Kosovë, pas aksidentit tragjikë në Kroaci.
Tayna, Rina Balaj , Melinda Ademi, Elvana Gjata dhe Capital T ishin vetëm disa nga emrat që kanë anuluar përformancat e tyre.
Përmes një postimi në Instagram, Tayna, ka informuar fansat e saj se koncerti, i cili është pritur të realizohet në Vushtrri është anuluar në respektim të mërgimtarëve të vdekur në aksident në Kroaci.
“Në shenje respekti për mërgimtarët tanë, anulohet koncerti”, ka shkruar Tayna.
Ndërsa, në anën tjetër, Rina Balaj, ka informuar fansat e saj se koncerti i datës 26 korrik shtyhet për një ditë më vonë, derisa ka thënë se pret mirëkuptim nga fansat e saj.
“Shpreh ngushëllime për mërgimtarët”, ka shkruar Rina në njoftimin e klubit që ka bërë aulimin e mbramjës muzikore.
Mirëkuptim nga fansat e tij ka kërkuar edhe Capital T, i cili ka thënë së në bashkëpunim më diskotekën “STOP Club’, kanë vendosur që mos ta mbajnë koncertin.
“Pas bisedime të gjata më drejtuesit e diskotekës ‘STOP Club’, kemi vendosur që nuk janë kushtet e duhura për mbajtjen e koncertit në Gjilan për shkak të shpalljes së ditë zie në Kosovë”, ka njoftuar Capital T.
Anulimin e koncerteve që realizohen në ndër të mërgimtarëve e kanë bërë edhe komuna e Prishtinës, Skenderajt dhe ajo e Deçanit.
Në anën tjetër, përkundrazi ngushëllimeve që kanë bërë për mërgimtarët që kanë vdekur në aksident në autobus, një numër i artistëve kanë zgjedhur që mos ta respektojnë ditë zien në Kosovë.
Dafina Zeqiri, Ledri, Lumi, Dj Regard, Azet janë disa nga artistët të cilët i kanë mbajtur koncertet e planifikuara në turneun e tyre veror.
Kujtojmë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë të lënduar.
“Osmani në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë”, është shkruar në njoftim./Insajderi.com