Artistët shqiptarë i bashkohen peticionit drejtuar “Apple”: Vendosni Kosovën në hartë

Artistët shqiptarë i bashkohen peticionit drejtuar “Apple”: Vendosni Kosovën në hartë

Pasi Dua Lipa ripostoi në llogarinë e saj në Instagram ku numëron mbi 48 milionë ndjekës, peticionin ku i kërkohet kompanisë “Apple” të vendosë Kosovën në hartë, ka filluar të shpërndahet pasivisht në rrjete sociale. Madje ky postim i Dua Lipës nxiti disa reagime nga artistë serbë, njofton Insajderi.

Në fakt gjithçka nisi nga kjo faqe në Instagram, e cila i kërkon kompanisë së famshme të ndryshojë hartën e Ballkanit në aplikacionet e saj dhe të vendosë Kosovën. Siç shfaqet tani, Kosova nuk ka një kufi të qartë si shtet i pavarur dhe Prishtina duket sikur është ende pjesë e Serbisë.

Peticioni u shpërnda fillimisht nga Dua dhe tani shfaqet edhe në profilin e artisteve shqiptare ndërkombëtare si Rita Ora apo Era Istrefi. Nismës drejtuar “Apple” i janë bashkuar edhe Capital T, Gjiko, Melinda Ademi, korab Shaqiri, Rita Ora, Gashi e shumë artistë të tjerë.

Deri më tani janë mbledhur mbi 107 mijë firma dhe vazhdojnë të shtohen me shpejtësi, kjo falë vëmendjes që ka marrë në rrjetet sociale. Për të firmosur peticionin klikoni KËTU. /Insajderi.com