Artisti gjakovar merr vëmendjen e mediave botërore në ditën e zgjedhjeve

Artisti gjakovar merr vëmendjen e mediave botërore në ditën e zgjedhjeve

Artisti nga Gjakova, rekordmen në “Librin Guiness”, Alkent Pozhegu po bënte rregullimet e fundit të mozaikut të tij me fytyrën e Joe Biden, kur u shkrep fotografia e tij.

Po e njëjta u bë shpejt virale në rrjete sociale, dhe u cilësua si fotografia e ditës në të përditshmen “The Guardian”, “Le Dauphine”, “Sky News”  dhe “Telegraph”, njofton Insajderi.

“Radio Free Europe Radio Liberty”, listoi fotografinë e tij në foto e javës duke theksuar më tej rolin e Biden-it në Kosovë.

“Si senator, Joe Biden ka qenë një mbështetës me ndikim për pavarësinë së Kosovës. Në vitin 2016, si nënkryetar i Barack Obama, ai e konsideroi si përparësi për Shtetet e Bashkuara të punojnë për suksesin e Kosovës së pavarur”, shkruan RFERL nën foton e Pozhegut.

Portreti i Bidenit është parë në qytetin e Gakovës, i gjithi i punuar me fara.

Pozhegu është mbajtës i rekordeve botërore të Guinness: ‘Largest Grain Mosaique’ (30 Maj 2014) dhe ‘Largest Seed Mosaique’ (15 Maj 2017)

Alkent Pozhegu, the Albanian that broke Guinness Records - Oculus News

Më parë ka fituar Guiness për mozaikun me dy emrat e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Messi.

Në vitin 2017 shënoi rekord me mozaikun e Rita Orës që ishte 300 metra katrorë ku deshën 2 ton drithëra, dhe së fundmi me mozaikun e Donald Trump-it, mozaik prej 560 metrash katrorë. /Insajderi.com

Krijoji portretin e Donald Trump, The Guardian shkruan për Alkent Pozhegun