Artisti i njohur fiton betejën me kancer për të dytën herë

Artisti i njohur fiton betejën me kancer për të dytën herë
Burimi i fotografisë: Henry Nicholls/Reuters

Kitaristi i “Rolling Stones” Ronnie Wood ka zbuluar se ai ishte diagnostikuar së fundmi me kancer për herë të dytë, por arrit ta mposhtë.

Kitaristi rrëfeu për prestigjiozen “The Sun” se është diagnostikuar me kancer gjatë izolimit si pasojë e pandemisë.

“Kam pasur kancer në dy mënyra. Kisha kancer të mushkërive në 2017 dhe kisha një qelizë të vogël kohët e fundit që luftova në bllokimin e fundit”, ka thënë ai.

Karcinoma me qeliza të vogla është një lloj kanceri që zakonisht gjendet në mushkëri.

Kanceri me qeliza të vogla është një kancer shumë malinj që zakonisht gjendet në mushkëri, por mund të prekë zona të tilla si prostata, pankreasi, fshikëza ose nyjet limfatike. Ishte një formë më agresive e kancerit të mushkërive që përbën rreth 13% të rasteve të kancerit të mushkërive, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. /Insajderi.com