Artisti i njohur që kishte vdekur nga mbidoza e kafeinës

Artisti i njohur që kishte vdekur nga mbidoza e kafeinës

Një muzikant 21 vjeçar ka vdekur papritur nga mbidoza e kafeinës pasi piu një përzierje porteinash.

Një ditë para se të mbushte 22 vjet, Lachlan Foote ishte gjetur i vdekur në banjo nga prindërit e tij në Ditën e Vitit të Ri në vitin 2018.

Babai i Lachlan-it shkroi në Facebook për vdekjen e të birit me shpresë se mund ta shpëtojë jetën e dikujt.

Ai tha se raporti mjekësor tregon që djali i tij kishte vdekur nga sasia vdekjeprurëse e kafeinës, pa qenë i vetëdijshëm.

21 vjeçari përdori pa dashje një përzierje proteine me shumë kafeinë të pastër – një lugë gjelle e cila mund të jetë e barabartë me deri në 50 gota kafe.

Në mbrëmjen që vdiq, Lachlan kishte shkruar në një grup të Facebook-ut se pija e tij kishte shije të hidhur.

“Duket sikur pluhuri i proteinave është prishur. Sapo bëra një përzierje kundër hangover dhe ka shije të tmerrshme’, kishte shkruar ai.

Brenda pak orësh, 21 vjeçari kishte ndërruar jetë. Familja e tij duan ta shpërndajnë këtë ndodhi për të paralajmëruar të tjerët. Sipas të atit, vetëm një lugë gjelle mund të shkaktojë pasoja vdekjeprurëse.