As alkool, as marihuanë: Miley Cyrus ka gjashtë muaj që është esëll

As alkool, as marihuanë: Miley Cyrus ka gjashtë muaj që është esëll

Miley Cyrus nuk është më duke pirë alkool apo duke tymosur marihuanë, e zbuloi ajo në një intervistë të re të martën, shkruan Page Six, transmeton Insajderi.

“Jam esëll gjashtë muajt e fundit”,  tha Miley për Variety, duke shtuar se arsyeja për ndryshimin e stilit të saj të jetesës në fillim ishte “për operacionin vokal”.

Në nëntor zbuloi se ajo iu nënshtrua operacionit të kordonit të zërit pasi u shtrua në spital për bajamet. Shërimi i saj konsistonte në “disa javë heshtje”.

Për varësinë e saj në alkool dhe marihuanë, artistja zbuloi në terapi sesi edukata e prindërve të saj mund të kenë ndikuar në të.

“Nëna ime ishte e birësuar, dhe unë trashëgova disa nga ndjenjat që ajo kishte, ndjenja e braktisjes duke dashur që gjithmonë të dëshmosh se je e vlefshme”, tha ajo për Variety. “Prindërit e babait tim u divorcuan kur ai ishte 3 vjeç, kështu që babai im u rrit vetë. Kam hulumtuar shumë historinë timë familjare, e cila ka shumë varësi dhe sfida të shëndetit mendor”. /Insajderi.com