Asnjë burrë nuk ishte i denjë që Era Rusi t’ia prezantonte babait të saj

Asnjë burrë nuk ishte i denjë që Era Rusi t’ia prezantonte babait të saj

Këngëtaren shqiptare Era Rusin shpesh e ‘ngacmojnë’ nëpër intervista sa i përket jetës privatë – arsyeja e parë është se ajo mban të mbyllur hermetikisht këtë pjesë dhe arsyeja e dytë ajo ndan pak detaje aq sa zgjon shumë kureshtjen e publikut.

E ftuar së fundmi në “E Diell”, gjatë intervistës ajo ka pranuar se ka qarë për një burrë, në momentin që ka marrë vesh për tradhtinë e tij, njofton Insajderi.

Më tej gjatë bashkëbisedimit ajo thotë se babai i saj gëzohet më shumë kur i tregoj për një këngë të re sesa për një mashkull dhe zbulon se në fakt ajo nuk i ka prezantuar asnjëherë atij ndonjërin nga të dashurit e saj.

“Ai gëzohet më shumë kur i tregoj për ndonjë këngë të re, madje më thotë se je shumë mirë kështu, vetëm. Madje, në do ta dish s’i kam prezantuar asnjë të dashur babait, s’ia ka vlejtur”. /Insajderi.com