Atdhe Xheravina për ata që e kritikuan se puthi Anën: “Qetësohuni” ishte “puthje lamtumire”

Atdhe Xheravina për ata që e kritikuan se puthi Anën: “Qetësohuni” ishte “puthje lamtumire”

Ana Lleshi ishte prezente në puntatën e fundit të “Për’puthen”, ndonëse asaj i ishte kumtuar lajmi se është përjashtuar përfundimisht nga formati. As votat pro qëndrimit të saj, nuk i ndihmuan asaj që akoma ta mbante karrigen, njofton Insajderi.

Por gjithsesi ajo përsëri erdhi. Kjo do të ishte edhe paraqitja e saj e parë publike që nga intervinimi në hundë.

Siç është natyra e saj, që sa herë shfaqet në ekran rrëmben protagonizmin, kështu bëri edhe këtë herë të fundit. U përfshi në një debat mjaft të nxehur me Sindin, por ajo që tronditi – për mirë ose keq një studio dhe publik të tërë – ishte puthja që i kërkoi Atdhe Xheravinës.

Konkurrenti me të cilin kishte realizuar disa takime para daljes nga formati, u ngrit ka karrigia dhe i dha asaj një puthje të gjatë.

Por një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga komentuesit, që vërshuan në videon e publikuar në Youtube. Disa thanë se ai “nuk është një mashkull i vërtetë”, e disa e panë si në kundërshtim me rregulloren e programit dhe duhej penalizuar.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Xheravina e quajti puthjen si një puthje “lamtumire dhe mbështetjeje për Anën”.

Duke publikuar një mesazh që i kishte dërguar një zonjë, që vlerësonte shumë gjestin e tij, ai shkruan:

“Për të gjithë ata meshkuj dhe gra të frustruara nga një puthje lamtumire dhe mbështetje për Anën! Qetësohuni, jeta është e bukur kur veprimet e sinqerta e bëjnë atë më interesante”.

Gjesti i Atdheut, la në ajër një raport që ai kishte nisur të ndërtonte në takime me Sindin, e cila kishte shprehur një pëlqim të madh për të. /Insajderi.com