Atdheu djeg foton e ish-konkurrentit të “Për’puthen” – e ndez cigaren me të

Atdheu djeg foton e ish-konkurrentit të “Për’puthen” – e ndez cigaren me të

Ish-pjesëmarrësi i shfaqjes televizive “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, së fundmi ka bërë një veprim të papritur në një dalje televizive të tij, transmeton Insajderi.

I ftuar “Në pranga”, ai habiti me veprimin kur ju kujtua një nga akuzat e Blerimit – tjetër konkurrent nga Maqedonia e Veriut, i cili më parë kishte thënë se Atdheu është njeri jostabil dhe i paqëndrueshëm.

Sipas formatit të emisionit i ftuari flet për personazhin për të cilin pyetur duke mbajtur fotografinë e tij/saj në duar.

Si përgjigje për akuzat e hedhura nga Blerimi, djaloshi nga Gjakova bëri një veprim të habitshëm.

Duke mos dhënë asnjë koment ai ndezi flakë fotografinë e Blerimit dhe me të ndezi cigaren. /Insajderi.com