Atdheu e pranon publikisht ndarjen me Sarën, thumbon Andin

Atdheu e pranon publikisht ndarjen me Sarën, thumbon Andin

Ish-konkurrenti i emisionit” Për’puthen”, Atdhe Xheravina ka konfirmuar ndarjen nga Sara Malajn, shkruan Insajderi.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Instagram,  ku Atdheu ka thënë se rrugët më Sarën janë ndarë duke mos zbuluar asnjë arsyen.

Tutje, ai ka shkruar se së fundmi ka pasur disa probleme personale shkak i të cilave nuk ka mundur t’i lajmëroj publikun për ndarjen me ish-konkurrenten e këtij emisioni.

Theksojmë se, në postimin e tij Atdheu ka shkruar se i ka venë vizën disa personave të cilët i ka konsideruar si vëllezër por ia kanë punuar prapa shpinës.

Ndërsa menjëherë ka pasur reagime nga fansat të cilat kanë aluduar se bëhet fjalë për Andi Artanin.

Gjatë ditës së djeshme Andi ka postuar një fotografi ku shihet në shoqërinë e Sarës, ndërsa nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja nga ana e Atdheut i cili ka postuar një foto me Jasemina Kadriu.

Se çka është duke ndodhur në mes të kësaj shoqërie mbetët të shihët./Insajderi.com