Atdheu ironizon me varësen e Borës pas skenave të Donaldit me Beatrix

Atdheu ironizon me varësen e Borës pas skenave të Donaldit me Beatrix

Tash e një kohë të gjatë në media është përfolur për një lidhje dashurie në mes të Bora Zemanit dhe ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdhe Xheravina.

Mirëpo dyshja kanë shuar këto dyshime duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin as në rrjete sociale, pavarësisht se disa herë Atdheu kishte thënë së ka pëlqim për të.

Tashmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” është ish i dashuri i Borës, Donald Veshaj, i cili ditëve të fundit ka nisur flirtimet me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, e që kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Borës.

Ajo ka larguar varësen të cilën e mbante në qafë të cilën Donaldi ia kishte dhuruar në trevjetorin e lidhjes, duke ia hedhur nga oborri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Nuk ka vonuar reagimi ironik i Atdheut, i cili ka publikuar një fotografi me varëse, teksa ka shkruar: “Ta heq varësen apo ta mbaj”.

Kujtojmë, që Donaldi ka reaguar i revoltuar para disa ditësh duke thënë se është lodhur me etiketimet brenda shtëpisë si partneri i Borës dhe u shpreh se është beqar./Insajderi.com