Atdheu uron Sarën për lidhjen e re

Atdheu uron Sarën për lidhjen e re

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, gjatë mbrëmjes së djeshme ishte i ftuar në një intervistë, ku foli edhe për marrëdhënien e tij me ish-konkurrenten Sara Malaj, shkruan Insajderi.

Ata kanë dalur si qifte nga emisioni mirëpo mbas tij ata u ndan.

Ai ka reaguar për fotografitë që i kanë dërguar ndjekësit që spekulohet se Sara ka nisur një lidhje të re.

Ndër të tjera, i riu nga Gjakova tha me bindje se nuk do të ketë rikthim me të.

“Kemi dalë nga programi në njohje e sipër, nuk shkoi mirë, u ndamë”, ka treguar Atdheu.

Më pas moderatorja Antonela Berishaj e cila ka qenë pjesë e “Për’puthen” si konkurrente, e ka ngacmuar duke i kujtuar aludimet se Sara ka nisur një lidhje të re vetëm një ditë pasi është ndarë nga ai.

“M’i kanë çuar dhe mua fotot, por le të mbetet e saj. Unë dua veç të mos e shoh keq”, ka përfunduar Atdheu.

Nuk dihet se cili është personi me të cilin Sara ka nisur një romancë dhe fotot që kanë mbërritur në mesazhet e Atdheut nuk janë bërë ende publike./Insajderi.com