![Atdheu vozite më shpejtësi marramendëse në tunelin e Kalimashit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/Atdheu-3-1024x832-1-730x440.jpg)
Konkurrenti i emisionit “Për’puthen” edhe pas daljes nga emisioni ka arritur që ta mbajë vëmendjen e publikut.
Ai është duke e vazhduar jetën në mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve më punë që ai i ka.
Së fundi ai ka postuar një video duke vozitur në tunelin e Kalimashit me një shpejtësi marramendëse.
Me këtë gjë ai ka rrezikuar vetën edhe personat e tjerë që ndodheshin në komunikacion.
Në anën tjetër, Atdheu javë të fundit është përfolur për një lidhje dashurie me Bora Zemanin, por që ishte moderatorja e cila demantoi lajmet për dyshen në fjalë./Insajderi.com