Atifete Jahjaga uron Adriana Matoshin për çmimin që fitoi në Francë

Atifete Jahjaga uron Adriana Matoshin për çmimin që fitoi në Francë

Dje, Insajderi raportoi për një tjetër sukses të aktores, Adriana Matoshi në arenën ndërkombëtare.

Adriana Matoshi u zgjodh si ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës, njofton Insajderi.

Ndër shumë urime që aktorja morri, nuk mungoi as urimi i ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Jahjaga shfrytëzoi llogarinë e saj në Facebook për të uruar aktoren.

“Artistët e Kosovës godasin sërish! Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020″. Krenare me ty.” /Insajderi.com