Atkinson: Do të ishte depresive të shihet Mister Bini plak

Atkinson: Do të ishte depresive të shihet Mister Bini plak

Aktori britanik Rowan Atkinson, të cilin shumica e shikuesve e mbajnë në mend për shkak të rolit të Mister Binit, më nuk do të paraqitet në këtë rol sepse, siç thotë ai, nuk dëshiron ta luaj Binin plak.

“Dyshoj se më do ta luaj Binin. Në një moment e kuptoni se keni dhënë gjithë çfarë keni mundur të jepni në një rol”, ka thënë Atkinson (63) për Suddeutsche Zeitung. Megjithatë ka lënë një fije shprese. “Kurrë mos thuaj kurrë”, ka shtuar ai.

“Deri para disa vjetëve kam mundur ta luaj bindshëm atë rol, por tani i kam 63 vjet. E ta shohësh Mister Binin të plakur, më duket shumë trishtueshëm dhe depresive”, thotë Atkinson.

Aktori i ka kërkuar falje të gjithë atyre të cilët e kanë mbiemrin Bin, sidomos “mësuesve të cilët me t’u prezantuar nxënësve, me siguri ata më nuk e kanë marrë seriozisht”.

“Atyre vërtetë iu kam vështirësuar jetën”, ka thënë me buzëqeshje Atkinson.

Ai prej vitit 1990 deri 1995 ka incizuar 15 epizode të “Mister Bin” dhe dy filma “Bin: Filmi i katastrofës së fundit” në vitin 1997 dhe “Mister Bin në pushim” dhjetë vjet më vonë./Insajderi.com.