
Atletet Nike Air Yeezy të Kanye West janë shitur për 1,8 milion dollarë në një shitje private, duke i bërë ato atletet më të shtrenjta në botë.
Këpucët kaluan vlerësimin e tyre origjinal prej 1 milion dollarësh dhe morën çmimin më të lartë të regjistruar publikisht për çdo palë atlete, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby’s në një deklaratë të hënën, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Prototipi “Nike Air Yeezy 1”, janw atletet të cilat reperi amerikan i veshi në “Grammy Awards 2008”. /Insajderi.com