Aurela Gaçe merr çmimin e madh në ‘Netët e Klipit Shqiptar’

Aurela Gaçe merr çmimin e madh në ‘Netët e Klipit Shqiptar’

Artistja e njohur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe ka fituar edicionin e 17-të festivalit ‘Netët e Klipit Shqiptar’, i cili u mbajt në Ulqin me 20 qershor.

Gaçe arriti të rrëmbente trofeun e madh me projektin e saj ‘Veten Dua Gjallë’, i cili u publikua në muajin shkurt të këtij viti, njofton Insajderi.

Vetë Aurela tregoi emocionet e një momenti të tillë me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

“Mbrëmë u zhvillua edicioni i 17-të i ‘Netëve të Klipit Shqiptar’. Klipi i këngës ‘Veten dua gjallë’ mori çmimin e madh në të gjithë komponentët. Sigurisht këtu është meritë e një ekipi të madh që punon për të sjellë copëza jete në formën e mini-filmit”, ka shkruar Aurela krah postimit ku nuk ka hezituar të përmendë të gjithë bashkëpuntorët të cilët kanë kryer punën e tyre në këtë projekt.

View this post on Instagram

Mbreme u zhvillua edicioni i 17 i "Netëve te Klipit Shqiptar" Klipi i kenges "Veten Dua Gjalle" mori cmimin e madh ne të gjithë komponentët. Sigurisht, ketu eshte merite e nje ekipi te madh qe punon për të sjelle copëza jete ne formen e mini-filmit . Faleminderit @maxproductional qe jeni gjithmone, ne cdo projekt timin ,me gjithe energjine e kapicitetin tuaj profesional ne regji,fotografi,skenar ,montazh ❤@sami.leka Faleminderit autoreve @johnvanride @rozana_radi ❤ Aktorit @gertferra qe u bere pjese e rendesishme e ketij prodhimi. @jonipeci_store gjithmone prane meje. @lorel_makeupartist E gjithe ekipit te madh qe mori pjese. Kjo kenge -klip i kushtohet Gruas, dashurise per veten, dashurise per jeten —– Faleminderit jurise se festivalit @deliarassossiation @petribozo @aldabida Sot ,kupat per dike me kaq shume vite ne skene, jane thjeshte nje vleresim per punen, e per kete ju falenderoj qe jeni te vemendshem ndaj punes tone❤ #Repost @neteteklipitshqiptar (@get_repost) ・・・ @aurelagaceofficial fituesja e Festivalit te Videoklipit Klipi "Veten dua gjalle" nje produksion video i @maxproductional

A post shared by Tranzit #linkinbio (@aurelagaceofficial) on

Festivali i Videoklipit Shqiptar është një event për ndarjen e çmimeve muzikore për të nderuar videoklipet më të mira shqiptare. Festiali debutoi në vitin 2002 dhe që atëherë është transmetuar në të gjitha daljet kryesore televizive shqiptare në të gjithë Ballkanin. /Insajderi.com