Aurela Gaçe: një ditëlindje për reflektim mbi jetën

Aurela Gaçe: një ditëlindje për reflektim mbi jetën

Aurela Gaçe sot po feston ditëlindjen dhe si çdo herë, ajo publikon një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Kësaj herë nuk po uron veten, por në 46 vjetorin e saj, këngëtarja po reflekton mbi jetën.

Në një foto ku shfaq natyrën e saj që të gjithë e njohim – shumë dinamike – ajo shkruan:

“Dikur, në çdo tetor të ri, i vendosja vetes disa pikësynime. Tani, jo më! E vetmja gjë që dua është të jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën pranë vajzave të mija, t’i shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë për mua… Të jem pranë familjes time e të vazhdoj të jap tek ju dhuratën me të cilën më pajisi Zoti, këngën, muzikën. Ky nuk është pikësynim, kjo është dëshirë”, shkruan ajo.

Duke i shtuar edhe nuanca humori postimit të saj, ajo thekson se me moshë ka kuptuar se çfarë në fakt ka rëndësi më së shumti në jetë.

“Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thonë “çdo gjë vjen me moshë”, tani vonë e kam kuptuar. Adoleshente përjetë”, përfundon ajo.

Aurela Gaçe, edhe 100! /Insajderi.com