
Aurela Hoxha ka tërhequr të gjithë vëmendjen së fundmi me një video të postuar në Instagram ku shfaqet duke kërcyer vallën e Tropojës në jaht e veshur me bikini.
Mirëpo ky fakt nuk i ka pëlqyer fansave shumë dhe e kanë kritikuar modelen që po kërcen me bikini.
“Kjo nuk është këngë për tu kërcyer me këtë zhveshje. Eshtë një perlë e folklorit shqiptar po që shumë gjynah sepse nuk i shkon për shtat kjo video”, i shkruan një komentuese.
“Epo në plazh nuk mund të ket njeri veshjen tradicionale me vete. Më vjen keq”, i përgjigjet Aurela.