Modelja shqiptare, Aurela Hoxha është komentuar shumë për jetën e saj private.
Aurela e cila jeton në Spanjë pak javë më parë u bë nënë e një djali të quajtur, Aralon, shtatzëninë e të cilit e ka mbajtur të fshehtë deri në momentet e fundit.
Një gjë të tillë ajo e ka bërë edhe me bashkëshortin e saj, duke filluar edhe nga emri.
Megjithatë së fundmi, biondja ka shpërndarë një imazh në Instagram, e përqafuar me partnerin, të cilit i ka zbuluar portretin, ndonëse jo plotësisht.
E njëjta këtë periudhë ka bërë edhe një tërheqje nga fusha e modelingut, e cila duket se nuk është kthyer as në Shqipëri./Insajderi.com