
JK Rowling ka thënë se ajo po kthen mbrapsht një çmim të lidhur me familjen amerikane Kennedy, pasi u kritikua për pikëpamjet e saj mbi çështjet gjinore dhe trans, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Autores iu dha çmimi nderues Ripple of Hope nga organizata Robert F Kennedy për të Drejtat e Njeriut vitin e kaluar.
Por në fillim të këtij muaji, presidentja e organizatës Kerry Kennedy tha se pikëpamjet e shprehura nga Rowling kohët e fundit “zvogëluan identitetin” e njerëzve trans.
Rowling thotë se implikimet e Kennedy se ajo është transfobike janë “të pasakta”. /Insajderi.com