Ava Max për herë të parë në një intervistë shqip

Ava Max për herë të parë në një intervistë shqip

Ava Max emri i së cilës është Amanda Koci, është një tjetër artiste më prejardhje shqiptare, e cila gëzon famë ndërkombëtare, njofton Insajderi.

E lindur me emrin Amanda Koci, vajza e emigrantëve shqiptarë që u arratisën në Amerikë në vitet ’90 dhe këngëtarja e re e çmuar, vendosi Ava Max si emrin e saj profesional kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo zgjodhi ‘Ava’-n për të përfaqësuar anën femërore të personalitetit të saj dhe ‘Max’ për atë mashkullore. Ky ndjenjë e dualizmit është kthyer në një shenjë dalluese për të – e mishëruar te flokët e saj me prerje asimetrike: në njërën anë me stilin bob, në anën tjetër me flokët e gjatë”, kështu nis një shkrim kushtuar këngëtares me prejardhje shqiptare, me famë ndërkombëtare Ava Max.

Artistja e cila po kryeson top listat britanike, foli për origjinën e saj në intervistën e parë për shqiptarët duke thënë se me të vërtetë ndihet shqiptare.

Këngëtarja rrëfen për jetën si emigrante dhe tregon se prindërit e saj janë nga Qeparo dhe Saranda. Ndër të tjera, është shprehur se mezi pret të vijë në Shqipëri dhe se është në pritje të bashkëpunimit të përfolur me Dua Lipan, Rita Orën dhe Bebe Rexhën:

Edhe pse biseda u zhvillua në gjuhën angleze, Ava Max dëshmoi se ajo nuk ka harruar gjuhën shqipe ndonëse nuk e zotëron mirë.

Më poshtë, intervista e saj e plotë për emisionin “Ditë e Re”. /Insajderi.com