“Axha Sabri, sonte e gjithmonë qyteti i Prishtinës të ka zemër”

“Axha Sabri, sonte e gjithmonë qyteti i Prishtinës të ka zemër”

Mbrëmë në Stadiumin e qytetit të Prishtinës, Fadil Vokrri performoi legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

Duke qenë tejet i dashur për publikun, ai performoi disa këngë nga repertoari i tij, duke argëtuar publikun nga transmetimi direkt, në këtë kohë pandemie, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj performance Komuna e Prishtinës, ka bërë një falenderim për ‘Axhën Sabri’.

Ky është postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Prishtinë,

Natën e mbrëmshme nga stadiumi i zbrazët i qytetit, zemra na u mbush plot. Kjo falë performancës së jashtëzakonshme të të madhit Sabri Fejzullahu, i përcjellur nga pianisti i mirënjohur, Fatjon Miftari.

Lot, emocione, kënaqësi por mbi të gjitha ngritje morali, solidaritet e shpresë.

Axha Sabri, sonte e gjithmonë qyteti i Prishtinës të ka zemër!

Faleminderit të gjithëve për punën dhe bashkëpunimin.

Të fala nga Prishtina.

#rriNshpi

 

Jo vetëm këngë, por edhe gjymtyrët e trupit….