Azet ka një befasi për fansat e tij të enjten në mesnatë

Azet ka një befasi për fansat e tij të enjten në mesnatë

Reperi, i cili tash e një kohë jeton dhe vepron në Gjermani, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Fjala është për këngëtarin nga Podujeva, Azet, ku ka njoftuar fansat se të enjten në mesnatë pritet të publikojë projektin e ri.

“Është koha. E enjte, 23.59, vjen Money Money”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos në llogarinë e tij personale, Instagram.

Gjithashtu, hip hop ylli në skenën gjermane ka nisur një turne anembanë Kosovës, gjersa nga sot do jetë i pranishëm thuajse në çdo vend.

Ai do të jetë për herë të parë para publikut që pas vdekjes së mikut të tij, menaxherit Sefa Kaya, ndërsa ndërroi jetë javë më parë.

Ndër tjerash, Azet bashkë me grupin e tij KMN Gang, së fundmi rrëmbyem dy çmime në “Hype Awards 2019” në Gjermani. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Rockstarz. ?

A post shared by AZET (@kmn_azet) on