Baba për herë të parë, ish-banori i Big Brother merr lajmin e ëmbël për ditëlindje

Baba për herë të parë, ish-banori i Big Brother merr lajmin e ëmbël për ditëlindje

Nëse keni ndjekur një nga spektaklet më të famshme në Shqipëri, siç është Big Brother, mund të mbani mend edhe Elsamed Senaj, i cili njihet edhe me emrin e artit Eli G.

Prej kohësh, Elsamedi – i cili sot po festoi ditëlindjen – është në një lidhje me partneren e tij Klaudja. Vetëm tani, çifti kanë ndarë me të gjithë lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, njofton Insajderi.

Gjatë festës së ditëlindjes, surprizat nuk kishin të ndalur për ish-banorin – por kjo e merr kupën e fitores.

Në një surprizë të bukur, me njerëz të afërt e miq të ngushtë, në një ditë speciale për Elsamedin, ai dhe Klaudja kanë hapur kutitë dhe kanë zbuluar që fëmija që do të vijë së shpejti në jetë është vajzë. I lumtur për dhuratën më të bukur të ditëlindjes, Elsamedi postoi edhe në llogarinë e tij në Instagram.

Bashkë me videon shoqëruese duke zbuluar surprizën, Elsamedi ka shkruar edhe një mesazh për të gjithë fansat që e ndjekin.

“Është vajzë. Lajmi më i bukur që mund të merrja për ditëlindje që do bëhesha baba i një engjëlli të vogël. Faleminderit Zot për gjithçka…” /Insajderi.com