Babai i Britney Spears ka folur më në fund rreth fushatës #FreeBritney

Babai i Britney Spears ka folur më në fund rreth fushatës #FreeBritney

Jamie Spears e ka quajtur lëvizjen e internetit #FreeBritney një “teori konspirative” dhe tha që mbështetësit e saj nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë në jetën e vajzës së tij.

Adhuruesit që qëndrojnë pas #FreeBritney besojnë se këngëtarja, 38 vjeç, po kontrollohet emocionalisht dhe financiarisht nga babai i saj Jamie dhe pjesëtarë të tjerë të stafit menaxhues, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Por ai thotë se lëvizja “është një shaka e tmerrshme” dhe u bëri thirrje fansave që të linin të qetë familjen e tij.

Ai tha për Page Six: “Të gjithë këta teoristë konspirativ nuk dinë asgjë.”

“I takon gjykatës së Kalifornisë të vendosë se çfarë është më e mira për vajzën time. Kjo nuk është puna e askujt tjetër.”

Jamie tha gjithashtu se ai nuk mund të shpëtonte lehtë nëse do të vidhte para nga vajza e tij, gjë që është baza e kësaj teorie konspirative.

Ai u bëri thirrje fansave të Britney-t të tërhiqen.

Jamie tha: “Njerëzit janë duke u përndjekur dhe po marrin kërcënime me vdekje. Është  e tmerrshme.”/Insajderi.com