Në mëngjesin e ditës së djeshme, një ngjarje tragjike ndodhi në Rrogozhinë, Shqipëri. Tri makina u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik, ku humbën jetën tre persona, njofton Insajderi.
Policia e Shqipërisë ka konfirmuar tre viktima, ku njëri nga ata ishte edhe babai i moderatores së njohur, Valbona Mhili.
View this post on Instagram
Toni Mhili 58 vjeçar, ishte oficer i burgut të Peqinir dhe ishte nisur për punë kur ndodhi aksidenti fatkeq.
Pas ngjarjes tragjike, moderatorja hyri në llogarinë e saj për të shprehur trishtimin. Ajo publikoi një foto të shiritit të zi, ku shkruan:
“Pse ike o ba pa mua? Pse e doje punën më shumë se ne o baaa, pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o baaa çohu”.
Është njoftuar se policia e shtetit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve. /Insajderi.com
View this post on Instagram