
Që nga data 2 shkurt, të gjithë votuesit nga jashtë që regjistrohen të suksesshëm mund të votojnë përmes postës, dhe kështu ka bërë edhe babai i Rita Orës, Besniku, njofton Insajderi.
Besnik Ora jeton në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës, që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Në një fotografi të ndarë në rrjetin social, ai shihet me një maskë duke mbajtur një zarf me votën e tij ku shkruan, “Me fat, Kosovë”. /Insajderi.com